Aktualitet

“Koha e Ramës mbaroi”/ PD: Asnjë rrugë e premtuar me koncesion s’do realizohet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:17 - 04/07/20 |
mapo.al

Partia Demokratike ka theksuar sot se asnjë rrugë e premtuar me konçesion dhe çmim stratosferik, asnjë hajdutëri e re e projektuar nga kjo qeveri, nuk do të realizohet, pasi “koha e Edi Ramës ka mbaruar”! Është pikërisht drejtori i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj, i cili, në një mesazh me video në Twitter, e ka përforcuar zotimin e Kryetarit Lulzim Basha për qeverinë e ardhshme, të drejtuar prej tij:


“Në grahmat e fundit të qeverisë në largim, Edi Ramës s’i ka mbetur gjë tjetër veç të premtojë rrugë 3D.


Në ditët e fundit të qeverisjes së dështimit, i vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qendrore dhe propaganda e dalë boje, – shkruan Rushaj. – Asnjë rrugë e premtuar me konçension dhe çmim stratosferik, asnjë projekt në 3D që vjedh xhepat e shqiptarëve dhe asnjë hajdutëri e re e projektuar nuk do të realizohet. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!”


Alfred Rushaj para detyrës së re që i është besuar nga Lulzim Basha ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Berisha. Ai ka shërbyer si Zëvendës Ministër i Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.


 

 


Etiketa: , , ,

Pas