Nga Laert Miraku
“Ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia” ky ishte slogani kryesor i “partisë-shtet” tre dekada më parë sa herë anëtarët e byrosë kishin takim më popullin. Sologani ishte gjetje e përsosur, por realizimin e dinë shumë më mirë ata shqiptarë që e kanë hequr në kurriz të tyrin. Gjatë pushtimit fashist dhe nazist, por dhe vitet e para pas çlirimit, drejtuesit e Partisë Komuniste shqiptare ishin shumë të lidhur me qytetarët.
Me partinë-shtet komunistët pretendonin së bënin atë që dëshironte populli. Partia-shtet pretendonte se përfaqësonte interesat e të gjithë popullit. Se sa i ka përfaqësuar dhe se si është sjellë më popullin është shkruar në histori dhe të gjithë urojnë që ajo kohë të mos kthehet kurrë më.
Më një përkufizim të pranuar nga të gjithë ndërkombëtarisht “Parti” do të quajmë një organizatë politike e një klase a e një shtrese shoqërore të caktuar, që ka programin e statutin e vet dhe që lufton për të mbrojtur interesat e klasës a të shtresës shoqërore, së cilës i përket”. Por a është kuptuar drejtë nga shqiptarët se çfarë është partia politike?
Pas vitit 1991 partitë politikë “mbinë” në Republikën e Shqipërisë si kërpudhat pas shiut. Aktorët e estradës ironizuan dhe thumbuan pa fund këtë fenomen. Loja brilante e Koço Devoles si kryetar partie pasqyronte një realitet sa të trisht aq edhe therës e tragjik. Kryetar partie politike vetëm më një anëtar. Kohë kur kryetarët e partive akuzonin njëri-tjetrin se i kishin vjedhur elektoratin. Madje kish edhe nga ata që thoshin se elektorati i tyre ishte jashtë shtetit.
Që nga viti 1941 partia komuniste ndryshoi 3 herë emrin; fillimisht si Partia Komuniste më pas Partia e Punës dhe më pas Partia Socialiste. Prej vitesh me një baze të gjerë militantësh duke qëndruar në pushtet për gati një shekull. Sipas nevojave të kohës drejtuesit e partisë ndryshuan dhe emrin e saj.
Emrin e ka ndryshuar LSI-ja, fraksion i së majtës që sot quhet Partia e Lirisë. Deri sa ishte LSI shkonte atje ku ishte pushteti, sa majtas e djathtas, mjafton t’i përmbusheshin interesat drejtuesve.
Partia Demokratike është e vetmja që nuk ka ndryshuar emrin që nga viti 1991. Kësaj partie, demokratike i ka mbetur vetëm emri se ajo që u pa një vit më parë dhe që po shihet qartë sot nuk ka asnjë lidhje me demokracinë. Më proces gjyqësor të hapur se kujt i takon partia, më në “luftë” pa rregulla për të marrë atë që quhet parti. Me dikë të vetë zgjedhur kryetar dhe paraardhësi i tij në drejtimin e partisë akuzohet sot ndërkombtarisht se ka marrë 500 mijë euro financime të fshehta nga Rusia për interesa të Kremlinit. Ajo që deri dje quhej Partia Demokratike, sot shihet me skepticizëm. Ka ardhur koha që të ndryshojë emrin dhe drejtuesit politikë.
Nëse demokratët do të dalin nga mendësia e partisë së kryetarit atëherë mund të vijën në pushtet me zgjedhje të parakohshme. Jo vetëm demokratët, por çdo parti duhet të dali nga mendësia e kryetarit. Si e thamë më lartë partia është organizatë politike e një klase a e një shtrese shoqërore të caktuar dhe kur vjen në pushtet përfaqëson interesat e të gjithë qytetarëve.
Nuk guxoi aspak nëse vë një bast publik dhe them se as 10% e atyre që votojnë partitë politike në vendin tonë nuk e njohin statusin dhe programet e partive që bëjnë tifo apo militojnë. Basti (meqë i lejoj qeveria) vlen edhe për anëtarët e partive. Rris koeficientin kur them se dhe vetë kryetarët e këtyre partive nuk e dinë mirë programin e tyre. Sepse kryetarët e partive politike në Shqipëri i shohin partitë si prona private për të përfituar maksimalisht dhe jo si organizime politike në shërbim të qytetarëve. Ka ardhur koha që këto parti të shkrihen.