Aktualitet

“Koka e mafias shqiptare”/ Rama pritet me protesta në Londër (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:42 - 13/11/19 |
mapo.al

Nuk janë vetëm shqiptarët brenda vendit, por edhe mijëra shqiptarë jashtë trojeve tona, që nuk e pranojnë kryeministrin Edi Rama dhe keqqeverisjen e tij. Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta gjatë vizitës së tij në Angli, ku dhjetëra emigrantë shqiptarë e cilësojnë atë si kreun e mafies dhe bandave.


Gjatë vizitës që Rama ka bërë në Angli ku do mbajë fjalën e tij, në “Konferencën Globale të Nënshtetësisë”, ai është pritur me protesta nga emigrantët shqiptarë të cilët kanë kërkuar largimin e tij.


Mësohet se protestuesit kanë kërkuar largimin e tij dhe kanë brohoritur: “Rama ik“. Kurse disa prej protestuesve të tjerë mbanin në duar pankarta, ku shkruhej: “Je koka e mafias shqiptare”.



 

<
>
proteste ne londer kunder rames1 protesta ne londer shqiptaret proteste ne londer2 shqiptaret proteste ne londer1 shqiptaret proteste ne londer

Foto nga protesta e shqiptarëve në Londër

Kurse kryetari i PD-së në Londër, Naim Hasani ka deklaruar se qeveria Rama ka detyruar 300 mijë shqiptarë të largohen nga vendi i tyre, për shkak të keqqeverisjes në 6 vitet e fundit.


Etiketa: , , , , ,

Pas