Aktualitet

Koka: “Funerali” elektoral i Rilindjes dhe një gabim i PD në çeljen e fushatës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:57 - 27/03/21 |
mapo.al

Ka nisur zyrtarisht fushata me dy ceremoni të ndryshme në sheshet kryesore të Tiranës. Atmosfera dhe programet, kandidatët dhe mesazhet. Kush do ta fitojë këtë garë që është më vendimtarja e 30 viteve? Flet për gazetën MAPO, Bledian Koka





Dy partitë e mëdha çelën fushatën zyrtare në dy modele të ndryshme; PS online, ndërsa PD me makina, por që u kthye në një tubim me njerëz. Si i lexuat këto dy momente? Sipas jush ku ndryshojnë PS e PD në planin e imazhit dhe mesazhet që përcollën?


Ajo që ndodhi dje tregoi se dy partitë kanë disa gjëra për të ndryshuar në raport me qasjen ndaj elektoratit të tyre. E para PD-ja, një forcë që mëton pushtetin duhet të jetë më e kujdesshme me grumbullimet masive të qytetarëve në kohë pandemie dhe për më tepër kur e di që përballë qytetarëve deri në 25 Prill qëndron një qeveri totalisht e papërgjegjshme për shëndetin dhe që i ka braktisur shqiptarët në mëshirën e një virusi vdekjeprurës që nuk bën dallime.





Ndërsa nga ana tjetër, ajo që pashë në formatin e çeljes së fushatës së Rilindjes më solli ndërmend një gërshetim i kryeveprave të Kadaresë në një pikturë të vetme. Takimi i Pashallarëve të Kuq në sheshin e Vetmisë së Madhe, me kandidatët e Pallatit të Ëndrrave, të cilët dëgjonin fjalimin e Gjeneralit të Ushtrisë së Vdekur që po i udhëheq drejt 25 Prillit të Thyer!.



Sipas jush cilat janë alternativat politike që po u ofrohen qytetarëve në këtë fushatë zgjedhore? Mund të bëni një krahasim mes programit të opozitës dhe mazhorancës në pushtet?


Fjalimet e djeshme nuk ishin antipodet e njëra-tjetrës në mënyrë anakronike. Nga njëra anë qëndronte kryeministri i Shqipërisë që fliste si një lider opozite model, përballë një lideri opozite që iu drejtua qytetarëve si një Kryeministër premtues. Fjalimi i z. Basha pashë që ishte ndërtuar mbi dy pika e cila fillonte me konstatimin e “gjakderdhjes” migratore të shqiptarëve në 8 vitet e fundit dhe u përmbyll me atë që është një nga dështimet pos aspiratat kryesore të qytetarëve shqiptarë, integrimi në BE.

Lexo edhe :  Bledian Koka: Po vendoset një regjim totalisht autokratik

Në këtë pikë, ajo që do të kisha pritur do të kishin qenë afatet kohore për mënyrën se si zoti Basha e ka konceptuar rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit. E kundërta është vërtet në fjalimin e z. Rama ku fjala integrim nuk është më as në fjalorin e varfër të premtimeve elektorale të tij.

Bëra një kërkim mekanik të fjalës “INTEGRIM” në fjalimin e plotë të z. Rama të shpërndarë nga zyra e shtypit të PS-së dhe më besoni përgjigjja që mora nga kjo punë 30-sekondëshe ishte “This search item is not found!”. Pra, ajo që ishte një nga kuajt e betejës të propagandës së Rilindjes në 8 vite me lumenj shampanje të derdhur në fitoret imagjinare të çeljes së negociatave, tani krejt papritur nuk figuron as si term në vizionin e Edi Ramës për mandatin e 3-të.

Kjo dhe shumë e shumë të tjera justifikon faktin se pse fjalimi i kryeministrit ishte një fjalim dëshpërimi personal dhe jo një kumt premtimesh të cilat ai e di shumë mirë që nuk ia beson njeri. Fjalimi i Edi Ramës në të vetmet momente vërtetësie ishte në fakt reklamimi i premtimeve të opozitës në tentativën e tij për t’i anatemuar ato. Por në fundore ajo që më mbeti në mendje është se e vetmja forcë politike që ka një program në kualitetin PD-PS është vetëm selia blu. Në këmbim Edi Rama ka hequr dorë edhe nga fushata 3D dhe ka përfunduar te modeli “meme”.

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas