Avokati i Selim Çekajt, Maksim Haxhia pretendon para Avokatit të Popullit se procesi që po zhvillohet ndaj klientit të tij është jo i rregullt ligjërisht
Ai i kërkon Avokatit të Popullit të dërgojë një përfaqësues për të ndjekur e monitoruar hetimin ndaj Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt që u arrestua për 49 kg kokainë të kapur në një konteiner me banane në Ekuador.
Më 1 prill, gjatë një kontrolli në Portin e Durrësit u gjet në një konteiner një sasi prej 49 kg kokainë, e cila si destinacion kishte firmën në Maminas, të Selim Çekajt, babait të Arbër Çekajt, i cili është dënuar më parë për 613 kg kokainë.
LEXO EDHE:
49 kilogramë kokainë – Ku janë përqendruar hetimet për të atin e Arbër Çekajt