Aktualitet

Kokaina “Dior” dhe “Chicago Bulls”, burg për shoferin nga Struga














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:40 - 21/06/21 |
mapo.al

DURRËS – Nazif Ajrofski, 40 vjeç, nga Maqedonia e Veriut, shoferi i kamionit ku u kapën 324 kg kokainë në Portin e Durrësit do të qëndrojë në burg.






Ky është vendimi i Gjykatës së Durrësit gjatë seancës së sotme për masën e sigurisë. Ndonëse Ajrofski ka mbërritur në Gjykatë rreth orës 09:00, seanca është shtyrë për shkak të mungesës së një përkthyesi.


Pas disa orëve vonesë seanca u zhvillua me praninë e përkthyesit dhe gjykatësi Rexhep Bekteshi pasi ka dëgjuar palët, vendosi “arrest me burg” për shoferin maqedonas.







Ajrofski është deklaruar i pafajshëm dhe ka thënë se nuk dinte gjë për ngarkesën me drogë.



Task Forca permanente e përbashkët e përbërë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit, Policia Kriminale e DVP Durrës dhe autoritet doganore të Portit, sekuestruan të premten më 18 qershor një sasi prej 324 kilogramë e 400 gramë kokainë.



Mësohet se droga u gjet në një kamion që drejtohej nga Nazif Ajrofski, ndërsa ishte fshehur në trupin e mjetit dhe ishte ambalazhuar me logot e disa firmave të njohura, si “Dior” e “Chicago Bulls”, etj.

1


Etiketa: , , , ,

Pas