Aktualitet

Kokaina e kapur në Greqi, çifti shqiptar e fshihte drogën në lodrat e fëmijëve














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:25 - 30/01/21 |
mapo.al

Zbulohen detaje të reja për ngarkesën me kokainë të kapur në Greqi. DEA Amerikane kishte marrë informacion për drogën që kishte mbërritur me kontenier nga Amerika Latine.






Operacioni është zhvilluar në një banesë në Selanik, të marrë me qira përmes platformës Airbnb. Dy të arrestuarit janë një çift shqiptaresh. Burri i quajtur Adrian i njohur si Ari dhe gruaja me emrin Nela. Ataj janë kapur gjatë kohës që po zhvillonin takim me dy kroatët, njëri prej të cilëve arriti të arratisej teksa u hodh nga ballkoni.


Kroatet ndodheshin në Selanik prej mesit të Janarit. Kroati që u arratis u hodh nga lartësi 10-15 metra.







Dorga ishte fshehur ne arusha loder siç duhet edhe në videon e sekuestrimit nga policia greke të 324 kg kokaine të pastër në 250 pako, 5.265 euro nga shitja e kokainës, 5 celularë dhe 1 kompjuter.

Lexo edhe :  Kim Mehmeti: Shqiptarët e Maqedonisë janë muratorët e fatkeqësisë së vet!





Kokaina e sekuestruar ishte e pastër dhe nëse përzihej fitimi do të trefishohej duke shkuar deri në 100 mln euro. Policia dyshon se një ngarkesë e dytë po bëhej gati të vinte nga Amerika Latine, por tashmë kjo gjë pritet të anulohet pas arrestimit të drejtuesve të grupit.

 

Lexo edhe:

Goditet banda serbo-shqiptare, furnizonte me kokainë ishujt grekë

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas