Friday, May 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kokaina në banane, Tabaku: Kompania 151 udhëtime nga Ekuadori

by ro ot
30/09/2019
in Aktualitet, Kryesore
0

Pak ditë më parë u zbulua një sasi e madhe kokaine në tre konteniere me banane që ishin nisur nga Ekuadori. Kokaina u zbulua në portin e Pireut, ku autoritetet greke e zëvendësuan kokainën me oriz në mënyrë që të bëhej dorëzimi i kontrolluar i mallit në Shqipëri. Por autoritetet shqiptare arritën të arrestojnë në portin e Durrësit, vetëm një roje dhe një peshkatar, ndërsa u shpall në kërkim shtetasi Gentian Malindi. Ende nuk ka të dhëna se kush ishte “pronari” i 137 kg kokainë.

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku shkruan sot se “ faqja që tregon udhetimet e anijeve me ngarkese zbulon se kompania “Alba Exotic Fruit shpk” ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar. Secili prej nesh e ka të thjeshtë të kryejë llogaritë se sa kg kokainë mund të jenë transportuar”.

“Një nga kriteret e vendosura nga Bundestag lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shndërrimin e Shqipërisë në nje bazë për drogat e forta dhe nyjë në trafikun ndërkombëtar. Shqipëria ka nevojë për politikanë seriozë, për rezultate konkrete e jo për propagandë. Trafiku i drogës e lufta ndaj krimit të organizuar përherë e më shumë po theksohen si kritere si shkak i mungesës së progresit në to!”, vijon ajo.

Pak ditë më parë, gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno, bazuar në informacione konfidenciale raportoi se “destinacioni përfundimtar i sasisë së kokainës prej 137 kg do të ishte qyteti i Fierit dhe Elbasanit. Dy grupe kriminale mjaft të fuqishme dhe me ndikim të madh në këto dy qytete, dyshohet se kishin porositur sasinë e kokainës nga Ekuadori. Ngarkesa ishte paketuar dhe futur në një kontinjer frigoriferik me banane të kompanisë “Alba Exotic Fruit” në pronësi të Eduard Dautit.

Mirëpo gjatë operacionit policor të koduar “Kuito”, prangat e policisë janë zgjatur deri tek Ardian Bega, një person nga Skrapari, me detyrë punonjës sigurie në portin e Durrësit dhe Altin Myslihaka një person që punonte si mbledhës kanaçesh dhe skrapi në port dhe ishte “shërbëtor” i Gentian Malindit, të cilit i pastronte anijen.

I vetmi person që është shpallur në kërkim është Gentian Malindi, djali i avokatit të njohur Ilir Malindi në Durrës dhe që disponon një anije peshkimi në portin e Durrësit”.

Tags: Alba Exotic FruitkokainaTabaku

JU SUGJEROJME

Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, edhe shqiptarët duhet ta kërkojnë vetë drejtësinë e tyre
Kryesore

Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, edhe shqiptarët duhet ta kërkojnë vetë drejtësinë e tyre

19/05/2022
“Toyota Yaris”, Artan Hoxha flet pas 4 orësh “izolim” në Bruksel nga prokurorët belgë
Aktualitet

Arrestimet e fundit/ Artan Hoxha: Kam frikë se Talo Çelën nuk do ta shohim kurrë më

19/05/2022
Rusët vazhdojnë të sulmojnë në Donetsk
Bota

Rusët vazhdojnë të sulmojnë në Donetsk

19/05/2022
E djathta gjermane: Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse i kthehet të djeshmes
Kryesore

E djathta gjermane: Nuk do të bashkëpunojmë me PD-në nëse i kthehet të djeshmes

19/05/2022
Next Post
Basha: E gjithë partia në terren, gati për zgjedhje

Plani i opozitës për zgjedhjet e parakohshme

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Meta: Nuk i shmangem drejtësisë, edhe shqiptarët duhet ta kërkojnë vetë drejtësinë e tyre
  • Arrestimet e fundit/ Artan Hoxha: Kam frikë se Talo Çelën nuk do ta shohim kurrë më
  • Rusët vazhdojnë të sulmojnë në Donetsk
  • Ronela Hajati ndan një ‘sekret’ me fansat e saj
  • A do arrijë e Djathta e re shqiptare të ketë identitet real dhe jo kinse konservator?!



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In