Aktualitet

Kokainë dhe shumë parash me vete, kapet i riu në Tiranë – si shpërndahej droga








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:29 - 27/01/21 |
mapo.al

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, ndërsa dy të tjerë janë proceduar për moskallëzim krimi.



Policia ka sekuestruar dhjetëra doza me kokainë dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.


“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës së pandërprerë për kontrollin e të gjithë territorit, me qëllim evidentimin dhe kapjen e personave që qarkullojnë me lëndë narkotike, merren me shpërndarjen e tyre apo i mbajnë ato në banesë, kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë shtetasin:




E. M., 30 vjeç, pasi, në rrugën “Ymer Kurti”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në automjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte u gjetën 67 doza lëndë narkotike kokainë, një shumë lekësh që dyshohen se janë të përfituara nga aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndës narkotike dhe 1 aparat celular, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale bashkë me automjetin.



Lexo edhe :  Ndërtuesit në Tiranë paralajmërojnë rritjen e çmimit të apartamenteve

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit E. G. dhe E. Gj., pasagjer në mjetin me drejtues E. M., pasi dyshohen se kishin dijeni për këtë fakt dhe nuk kanë kallëzuar në organet kompetente”, tha policia në njoftimin zyrtar.


Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas