Aktualitet

Kokalari: Basha e shkëmbeu Berishën me dosjen e lobimit në SHBA














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:17 - 29/09/21 |
mapo.al

Pas fjalës së ish-kryeministrit Sali Berisha, në Foltore e mori fjalën aktivistja republikane, Evi Kokalari.






Aktivistja Evi Kokalari tha se i vinte mirë që shihte shumë flamuj të SHBA në sallë.


Ajo tha se diaspora është e interesuar për zhvillimet në vend ndërkohë Kokalari bëri një denoncim të fortë.







“Zoti Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi është këmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lulzim Bashës, një dosje që ekziston në Shqipëri dhe në Amerikë. Kjo është e vetmja arsye pse është përjashtuar Sali Berisha,” – tha ajo, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një dosje lobimi në SHBA.




Lidhur me diskutimet online nëse ajo do bëhet kryetare e PD, Kokalari tha: ‘Unë nuk kam nevojë të bëhem kryetare e Partisë Demokratike pasi ne e kemi kryetarin e Partisë Demokratike, ai është Sali Berisha’.

1


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas