Aktivistja shqiptaro-amerikane e Partisë Republikane, Evi Kokalari e ka mbështetur Sali Berishën gjatë takimeve të “Foltores.”
Edhe sot ajo ishte e pranishme në Kuvendin e Jashtëzakonshëm në “Air Albania.”
Kokalari u shpreh se sot është fillimi i fundit të PD-së opozitare dhe është fillimi i PD-së konservatore.
Evi Kokalari: Si të tillë po e pagëzojmë në këtë stadium. Sot ju keni treguar që jemi të gjithë të bashkuar. Falenderoj të gjithë demokratët që firmosën dhe erdhën këtu për të shkarkuar Lulzim Bashën.
Basha e pati vetëvrasjen politike më 9 shtator kur vendosi të nxjerrë zotin Berisha nga grupi parlamentar. Unë ju garantoj që zoti Berisha i cili do jetë kryeministri i ardhshëm do ta fusë Shqipërinë në komunitetin evropian.
Dua t’ju them që unë nuk e dua Shqipërinë si Evropa, por e dua si Amerika. SHBA është aleatja jonë më e mirë dhe nuk flas për aleatët që i kanë dalë në krah Bashës dhe elementëve të George Soros.