Aktualitet

Kokë e këmbë me të zeza, Irina Shayk çoi në një tjetër nivel maskën e Covid-19














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:38 - 06/04/21 |
mapo.al

Me siguri maska kundër Covid-19 ju ka bezdisur në kombinimet tuaja dhe është dukur “e tepërt” sa herë ju është dashur ta vendosni kur jeni veshur yll dhe jeni lyer shumë bukur.





Por, modelja Irina Shayk e përdori maskën në favor të saj dhe realizoi kombinimin më seksi, duke çmendur rrjetin social Instagram me pozën e fundit.


Modelja ka mbajtur veshjen e sfilatës së stilistit Mugler dhe s’i ka lënë shumë vend imagjinatës, duke zbuluar pjesë seksi të trupit të saj.




 


View this post on Instagram

 


A post shared by irinashayk (@irinashayk)

Si “qershia mbi tortë”, ajo ka vendosur dhe maskën për të plotësuar këtë look ekstravagant dhe e çuditshme apo jo, njerëzve po i duket super seksi ky kombinim.

Supermodelja e famshme Irina Shayk ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën “Elle”. 35-vjeçarja ka treguar se ajo dhe ish-partneri i saj, Bradley Cooper, gëzojnë një raport mjaft të mirë për hirt të vajzës së tyre. Irina ka thënë se ata e kanë bërë vajzën e tyre 3-vjeçare, Lea, përparësinë e tyre pas ndarjes.

“Unë kurrë nuk e kam kuptuar termin bashkë-prindërim. Kur jam me vajzën time, unë jam 100 për qind nënë, dhe kur ajo është me babanë e saj, ai është 100 për qind babai i saj. Bashkëprindërimi është prindërim”, tha modelja.

1


Etiketa:

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas