Rita Ora nuk do të jetë pjesë e eventit prestigjioz muzikor “Brit Awards 2019”. Ky fakt është bërë i ditur nga vet këngëtarja me origjinë shqiptare, përmes disa postimeve në “Insta Story”.
Ndonëse është nominuar në dy kategori, përfshirë në atë të “Videos më të Mirë” në të cilën është e nominuar edhe Dua Lipa, ajo nuk do të jetë e pranishme për shkak të angazhimit të saj në prova për turin “Pheonix”.
E megjithatë, përmes fotografive të saj të realizuara në eventin e vitit të kaluar, Rita u ka uruar të gjithë pjesëmarrësve që ta shijojnë këtë mbrëmje.