Delinda dhe Eldo Disha kanë folur së fundmi për marrëdhënien e tyre si partnerë dhe kolegë.
Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, Delinda u shpreh se i shoqi e ndihmon jashtëzakonisht shumë në aspektin profesional.
“Eldo, përveçse më mbështet, edhe shkruan shumë nga tekstet e mia. Sepse ndodh që aktori bllokohet, qoftë edhe për tema të ndryshme, qoftë edhe për ide. Përveçse konsulent, e kam edhe një ndihmës të jashtëzakonshëm. Eldo është një natyrë praktike, unë jam shumë emocionale”-tha Delinda.
Kurse Eldo u shpreh se midis tyre ka edhe zënka. “Të bëjmë sikur jemi çifti më i përkryer, nuk bëjmë dot. Ka përplasje, por janë shumë normale. Janë nga ato lloj përplasjesh që janë të pranueshme dhe janë të nevojshme për një marrëdhënie në çift”-tha ai.
Risjellim në vëmendje se Delinda dhe Eldo janë prindër të një djali të vogël.
Lexo edhe:
Iku nga “Portokalli” me bujë, Disha merr të shoqin në Tv Klan