Lot e dhimbje nga kolegët. Nëntetarja e cila humbi jetën tragjikisht një ditë më parë në bazën e NATO-s në Letoni, është nderuar gjatë një ceremonie ushtarake. Në ceremoni mori pjesë gjithë kontingjenti shqiptar në grup-batalionin e NATO-s në Letoni dhe përfaqësuesi ushtarak shqiptar në NATO.
Ndërkohë, kjo më poshtë është një foto nga shërbimi i Hasanajt në Letoni. Në mes, është pikërisht nëntetarja Zarife Hasanaj, e shoqëruar nga dy kolegë të saj ushtarakë shqiptarë.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se paraditen e sotme është nisur drejt Letonisë Task Forca e ngritur me urgjencë nga Ministria e Mbrojtjes. Task Forca bashkë me autoritetet letoneze do të ndjekë hetimin e plotë për ngjarjen e 6 majit në Camp Adazi në Letoni.
Grupi, në përbërje të të cilit ka përfaqësues nga Agjencia e Inteligjences dhe Sigurise se Mbrojtjes, Policia Ushtarake dhe Drejtoria e Inspektimit ne ministri do te punoje per rrethanat e ngjarjes, mbledhjen e provave etj.
Etiketa: baza e natos, letoni, vritet ushtarja shqiptare, Zarife Hasanaj