ShowBizz

Kolegia që po i qëndron pranë Flolla Morinës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:31 - 01/10/20 |
mapo.al

Këngëtarja Fjolla Morina është e izoluar në një shtëpi në Kukës pas caktimit të masës “arrest shtëpie” për shkak se u kap me 2 pistoleta në makinë teksa tentonte të kalonte kufirin me Shqipërinë.


Mediat kanë publikuar foto e video të ndryshme nga shtëpia ku këngëtarja po kalon izolimin dhe në to ajo shfaqej shumë e qetë.


Ndërkohë mësohet se kolegia e Fjollës, Fifi, ka shkuar për një vizitë në këtë shtëpi duke treguar se do i qëndrojë pranë mikes së saj në çdo moment. Fifi ka publikuar në Instagram një video shumë emocionuese, në të cilën Morina shihet duke komunikuar përmes celularit me vajzën e saj të vogël, Alayah. Fjolla duket shumë e prekur nga videoja, ndërkohë që përpiqet të argëtojë të bijën.




“Ajo ka nevojë për vogëlushen e saj! Fjolla Morina çfarëdo që të ndodhë, kudo që jeta na përplas, në të mirë e në të keq unë jam aty për ty”, ka shkruar Fifi.



Etiketa: , ,

Pas