Aktualitet

Kolegji rrëzon PD dhe LSI, për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Gjirokastër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:27 - 31/05/21 |
mapo.al

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e PD-LSI për marrjen e provave shtesë nga institucionet për zgjedhjet e 25 prillit dhe shpalljen e tyre të pavlefshme.






Gjyqtarëve të gjykatës zgjedhore ju deshën 30 minuta në dhomën e këshillimit për të rrëzuar padinë e parë të tri subjekteve opozitare për qarkun Gjirokastër.


Ivi Kaso kërkoi në Kolegjin Zgjedhor që të merren në konsideratë 16 prova të cilat nuk i mori KAS. Më parë KAS ka rrëzuar kërkesën e PD për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të Gjirokastër.







Edhe sot Kolegji Zgjedhor si KAS nuk pranoi marrjen e provave shtesë për Gjirokastrën si dhe nuk konstatoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun jugor. PD e LSI e çuan çështjen e 25 prillit deri në Gjykatën Zgjedhore e cila nisi shqyrtimet me Gjirokastrën, duke rrëzuar kështu ankimimin.



1




Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas