Aktualitet

Kolegu njoftoi se ndërroi jetë, MSH: Mjeku Arjan Pushi nuk ka vdekur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:42 - 29/06/20 |
mapo.al

Ministria e Shëndetësisë ka mohuar lajmin për vdekjen e mjekut Arjan Pushi tek spitali Infektiv nga COVID-19.


“Një sqarim lidhur nga pyetjet e shumta. Referuar shërbimit infektiv, lajmi i përhapur në disa media për mjekun është i pavërtetë”, sqaron Ministria.


Përpara këtij njoftimi zyrtar, mjeku Bernard Progni me anë të një statusi në rrjetet sociale njoftoi se mjeku Arjan Pushi kishte ndërruar jetë.


Ai shkruante se Pushi u dorëzua pas një beteje të gjatë në reanimacionin e Infektivit, ndërsa i shpreh ngushëllime familjarëve.


“U dorëzua një mjeshtër i punës që ndër vite dha një kontribut madho në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë. Dhe edukoi profesionalisht breza mjekësh ndër vite në vendin tonë! Shpirti i tij u prehtë në paqe! Dhe ngushëllime familjarëve!”, shkruan në rrjetet sociale Bernard Progni.

Mjeku i njohur hematolog u prek nga koronavirusi një javë më parë, ndërsa mëngjesin e sotëm u fut në intubim pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas