Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Napolit dhe FC Zurich. Zurichu i shqiptarëve, Benjamin Kololli e Mirlind Kryeziu, u befasuan në shtëpi në ndeshjen e parë duke humbur 1-3 nga Napoli dhe sonte, duke filluar nga ora 18:55, kërkojnë të pamundurën në Itali.
Mysafirët duhet të shënojnë të paktën 3 gola në San Paolo për të ndryshuar gjithçka në këtë ndeshje, objektiv i vështirë, por ndoshta jo edhe i paarritur në futboll.
Pë Zurichun mungon lojtari tjetër i Kosovës, Hekuran Kryeziu. Për Zurich, në stol është një tjetër talent kosovar, Bledian Krasniqi. 17-vjeçari luan në pozitën e mesfushorit qendror.
Për Napolin, nga minuta e parë luan shqiptari tjetër, Elseid Hysaj.
Napoli:
⚽ #NapoliZurigo
📌 XI
🏆 @EuropaLeague
💙 #ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/xxI0SQD1Oq— Official SSC Napoli (@sscnapoli) February 21, 2019
FC Zurich:
Die #FCZ-Startelf für die Partie gegen die @sscnapoli. #fczuerich #stadtclub #NapoliFCZ pic.twitter.com/qVlWbXgB8y
— FC Zürich (@fc_zuerich) February 21, 2019