Sport

Kololli nderon Kosovën, triumfon edhe ndaj Maltës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:40 - 11/10/18 |
mapo.al

Kosova po shkon e sigurt drejt kreut të grupit në Nations League, pasi arriti të mund edhe kombëtaren e Maltës me rezultatin 3-1.


Mesfushori Benjamin Kololli ishte njeriu i ndeshjes, duke realizuar dy nga tre golat e takimit, ndërsa goli tjetër u realizua nga Muriqi.


Kosova e dominoi totalisht takimin ndërsa pjesa e parë u mbyll me avantazhin 1-0. Me nisjen e pjesës së dytë, maltezët barazuan rezultatin e më pas erdhën edhe dy golat e tjerë të ndeshjes.


Me këtë fitore, Kosova shkon në kuotën e 7 pikëve, në vendin e parë, pas 3 ndeshjeve.



Etiketa: , , ,

Pas