ShowBizz

Kolona zanore e filmit më të ri të “Scooby Doo” do të interpretohet nga Ava Max





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:59 - 06/05/20 |
mapo.al

Ava Max është një tjetër emër në fushën e muzikës që po e bënë krenare Shqipërinë me arritjet e saj.


Këngëtarja është duke punuar me këngën e saj të re, e cila do të jetë kolonë zanore për filmin “Scoob” i cili vjen si një ripërpunim i veçantë i personazhit të famshëm “Scooby Doo”.


Për kolonat zanore të këtij albumi janë përgatitur rreth 12 këngë, të cilat janë përfshirë në një album, njërën prej të cilave e interpreton artistja shqiptare.


 


See the source image

“On Me” titullohet kolona zanore të cilën do ta këndojë Ava Max, në bashkëpunim me Thomas Rhett dhe Kane Brown dhe do të publikohet më 15 maj.

 

E lumtur për këtë projekt Ava, ndau me ndjekësit në Instagram një pjesë të vogël të këngës, shoqëruar me animacionet e filmit.

See the source image

Filmi i ri “Scoob!” sjell historinë e qenushit të famshëm Scooby Doo me mënyrën se si ai u njoh me shokun e jetës, Shaggy, dhe se si më pas ata u takuan për herë të parë me detektivët tjerë: Fred, Velma dhe Daphne për të formuar grupin “Mystery Inc”. Më vonë, Scooby Doo dhe banda mësojnë se Scooby ka një sekret në trashëgimi dhe një fat epik.

See the source image

 

See the source image

 


Etiketa: , ,

Pas