Kolonia e Artit UET 2017, dje ka nisur zyrtarisht edicionin e katërt të “udhëtimit” në telajo nëpër Shqipërinë e Mesme. Me kurator Bujar Kapexhiun dhe pjesëmarrjen e piktorëve të njohur dhe të rinj ky vit pritet të thyejë stigmatizimin mbi Shqipërinë e mesme, duke mbërritur njëkohësisht edhe në qëllimin kryesor të pikëtakimit mes brezave, atyre të traditës dhe piktorëve bashkëkohorë. Bukuritë e natyrës, gjeografike por edhe diversitetit nëpër rrethinat e qyteteve, shtrirë prej lumit Shkumbin, Peqin, Durrës, Kavajë, Krujë, Ndroq, Yzberisht, Shën Gjergj etj janë disa nga vendet që pritet të shkelin piktorët duke kthyer në telajo jo vetëm natyre, por marrë ngacmime edhe nga kultura, trashëgimia e monumenteve që shpesh lihen në harresë, por edhe në ndonjë befasi të mbuluar nga ferrat, prej moskujdesit.
Mjeshtrit e traditës shihen kështu në një fokus specifik për të lënë gjurmë, por edhe për të shpallur ekzistencën e këtij komuniteti. Piktorët do të jenë së bashku disa ditë duke pikturuar në zona të ndryshme të Shqipërisë së Mesme dhe pikturat e tyre do të bëhen pjesë e një galerie arti në UET dhe një ankandi pikturash. Piktorët që marrin pjesë këtë vit, vijnë nga një traditë e mjeshtri pikturimi por edhe të spikatur për modernitetin në skenën e arteve pamore, këta janë: Kujtim Buza, Ardit Boriçi, Zaim Elezi, Nikolin Ivanaj, Bernard Shijaku, Luan Boriçi, Petrit Duriçi etj.
“Një grup piktorësh të cilët me artin e tyre do paraqesin pjesët më të bukura, në telajo mjedise të rrethit të Tiranës, dhe më pas do hapet ekspozita në hollin e UET. Mund të themi që tani, është krijuar një fond i mrekullueshëm i këtyre piktorëve me vepra arti nga rrethi i Tiranës, dhe mund të themi se kemi gati të përuruar një galeri artesh, e në një të ardhme të afërt me krijimin e departameteve të artit në UET, që do të konkurrojë me çdo aktivitet artistik në Shqipëri por edhe jashtë. Pikorët punojnë me shumë pasion për 4-5 ditë të aktivitetit të tyre, që secili në mënyrë origjinale paraqet mjediset e Shqipërisë së mesme”, ka thënë Kapexhiu, dje në takimin e nisjes së këtij rrugëtimi.
UET, e ardhmja me departamentin e arteve
Administratori i UET-it, Henri Çili, inciator i Kolonisë së Artit e cilësoi këtë aktivitet si një element që po shtyn universitetin drejt hapjes së një dege të arteve.
“Është traditë e ngritur prej katër vitesh për të paraqitur mjediset e Shqipërisë së mesme. Në Shqipëri planet ecin më ngadalë se realiteti, dhe ne po vonohemi për disa kontekste që nuk kanë të bëjnë me ne, për licensimin e degëve të reja, ose hapjen e departamentit të arteve në UET. Por bërthamën e kemi nisur, dhe po e vazhdojmë përfshi këtu edhe këtë aktivitet. Mjeshtri Shpend Bengu, me grupin e tij të dizanjit, me disa studentë me aftësi shumë të mira në artet figurative, bënë një punë të jashtëzakonshme me videot, instalacionet e shumë elementë të tjerë. Vatra e vërtetë, e ardhmja është krijimi i departamenteve të arteve në UET, ku tashmë programet janë për t’u licensuar. Tradita e kolonive nuk është diçka e re, ndoshta ne jemi kolonia më e shpallur, me e reklmuar por është diçka që praktikohet për nevoja koleksionimi nga sipërmarrës të ndryshëm, ose selektorë të artit. Ne duam ta bëjmë për më shumë se një qëllim: për një kontakt brezash dhe një takim brezash me dhjetë artistëve të traditës, e bashkëkohorë. Ky bashkim, ose kjo koloni është një nga elementët më bashkëkohorë, apo më kontemporanë të asaj që njihet si krijim i komunitetit të artistëve. Ky është një aktivitet të cilin e mbështesim totalisht, financiarisht, që nuk na sjellë të ardhura, por është një mënyrë për të komunikuar, për të nisur një marketing të artit, të këtyre piktorëve e sidomos të disa të rinjve që duan të lidhen me brezat. Pse Shqipria e mesme? Shqipëria është gjithandej e bukur, por mendoj se Shqipëria e mesme është një trekëndësh, një zonë me diversitet të jashtëzakonshëm. Ky ësht ënjë koncept pak më të zgjeruar, përtej një dominimi apo stigmatizmi pak si garnizon turk, apo turkoman, Shqipëria e mesme ka më shumë se mbi 20 kala, ose vendbanime mesjetare, pra është djepi i një qytetërimi, i një substrati të jashtëzakonshëm, dhe jo më kot ka fituar qytetarinë; që këtu është vendosur kryeqyteti në këtë zonë. Tashmë pas ’90-ës, e sidomos pas viteve 2000 Shqipëria e mesme është një miniaturë…Po të shohësh rrethinat, nuk janë gjë tjetër veçse një miniaturë e Shqipërisë, e barabartë me gjithë Shqipërinë. Është pak a shumë një lloj Londre e cila përfaqëson të tërën, Anglinë, përveçse një zonë jashtëzakonisht e bukur nga pikëpamja gjeografike, por edhe nga pikëpamja e dinamikës socio-kulturore për të gjetur mjaft elementë”.
Shpend Bengu: UET është internacionalizuar tashmë
Pedagogu i grafikës dhe multimedias, mjeshtri i grafikës Shpend Bengu i pranishëm në prezantimin e edicionit të katërt të projektit të kolonisë së artit është shprehur se tanimë punë të studentëve të UET kanë kaluar kufinjtë duke qenë pjesëmarrës në disa mediume ndërkombëtare, por edhe konkurrentë dinjitozë. Duke e lidhur këtë cilësi, me kushtet e UET për nisjen me sukses të këtij programi, Bengu tha se për herë të parë studentët e UET marrin pjesë edhe në aktivitetin e vetëm të grafikës që organizohet në Fier, e drejtuar nga Arben Kuliçi, ku studentët renditen si pjesëmarrës me grafistët profesionistë, më të mirët që kemi. “Punimet e studentëve u shfaqën në bar-in e UET me “Home move day” që e kanë qendrën në Texas, ku linku i UET është internacionalizuar…Kështu gjithçka nga ana jonë është gati, puna ka një organizim perfekt, ndaj presim vetëm licensimin”, tha Bengu.
Piktorët pjesëmarrës
Kujtim Buza
Ardit Boriçi
Zaim Elezi
Nikolin Ivanaj
Bernard Shijaku
Luan Boriçi
Petrit Duriçi
Ky Cili, cdo gje do ta privatizoje e akoma me keq ta vjedh e ta perdor si krijimin e tij. I pafytyri Cili, e nje nejri qe ushqehet me cdo luge, kurre nuk i ka njohur artet figurative, por me mbeshtetjen e politikave e tashme te fuqizuar dhe financiarisht, behet zot dhe i arteve kur nuk ka asnje lidhje me artet figurative. Me cfar mbaj mend, kete aktivitet ne UET, per here te pare, e nisi piktorja Jona Dividi. E nisi ketu, per te kerkjuar ndihme financiare nga Cili. Kjo per arsyen sepse ne Shqiperi, shteti nuk i mbeshtet artistet, por mbeshtet keta hajdut qe behen shume kollaj veglat e tyre, sic edhe Cili dhe te gjithe i shkojne pas Cilit, per ca para te joshjes se ketij personi, qe i turperoje e akoma me keq i degjenerojne. Kujtimet jane te fresketa. Kurre nuk tregoi realitetin se si u krijua UET, apo dhe me keq, me sinqeritet Cilit i duhej te tregonte me vertetesi se logon e ketij Universiteti e paraqiti po kjo piktore, Jona Dividi, ne 5 variante e per te cilen me ne fund u vendos kjo qe eshte dhe ne ditet e sotme. Cili eshte ai qe donte te detyronte piktoren Jona Dividi, te firmoste nje kontrate pa dijenine e piktores, per te bere te tijin kolonine e aritit ne te cilen Dividi kishte kohe qe punonte. Ishin vitet 2010 qe e nisi.. Nese gjithkush merret me profesionet e te tjereve e duke i bere te tyre, shume shpejt do te deshtojne.
Dhe Henri Cilit, keshtu do ti ndodh. Heres tjeter, do te shkruajme me cfar petagogesh te grafikes e piktures punon Cili ne Universitet. Cilit i bej thirrje : mjaft u bete pjese e abuzimeve duke besuar per per ju ndryshe !