Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Podë të Kolonjës.
Njoftohet se një zjarr ka rënë në banesën e 89-vjeçarit, Vangjel Rusta ku si pasojë i moshuari ka ndërruar jetën.
Mësohet gjithashtu se 89-vjeçari jetonte i vetëm në banesë.
Njoftimi i Policisë:
Kolonjë/Informacion paraprak
Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.