Aktualitet

Koloreto Cukali: Kjo, diktaturë moderne, por Shqipëria po zgjohet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:03 - 20/05/20 |
mapo.al

Aktivisti Koloreto Cukali në fjalim e tij përpara protestuesve foli për diktatura moderne, të cilat vijnë me votë, por nuk duan të ikin me votë.


Ai tha se Shqipëria po zgjohet dhe ky është 21 janari i Edi Ramës.


“Diktaturat moderne vendosen pak nga pak çdo ditë. Diktaturat moderne vijnë në pushtet me votë. Por pasi vijnë në pushtet me votë nuk duan të ikin me votë. Më pas kërkojnë armikun. Pushteti aktual e ka gjetur armikun, mediat dhe gazetarët.


Hapin e parë e kemi bërë. Hapi i parë është që ne nuk jemi një popull indiferent. Ne nuk jemi popull derrash. Ne jemi këtu sepse gjithësecili ka një europian të vogël brenda vetes.


Unë mendoj se Shqipëria po zgjohet dhe besoj se ky është 21 janari i Edi Ramës. Unë besoj që miti i ndërtuar me kujdes që thoshte se “Berisha të vret në bulevard, kurse ky jo” mendoj se ra“, tha ai.


Etiketa: , , ,

Pas