Aktualitet

Kolumbia arreston mbretin e kokainës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:11 - 24/10/21 |
mapo.al

Trafikanti më i kërkuar i drogës në Kolumbi, Dairo Antonio Usuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, është arrestuar në pjesën veriperëndimore të vendit, njoftoi qeveria kolumbiane.






“Urime forcave të sigurisë për arrestimin në Nekokli të Dairo Antonio Usuga, i njohur gjithashtu si “Otoniel”, udhëheqësi i “Clan del Golfo” tha Emilio Archila, këshilltari i Presidentit Ivan Duque.


“Clan del Golfo” është karteli më i fuqishëm i trafikut të drogës në Kolumbi, eksportuesi më i madh i kokainës në botë.







Arrestimi i “Otoniel” është goditja më e madhe që qeveria kolumbiane i ka dhënë krimit të organizuar në vend.




SHBA dha 5 mln dollarë shpërblim për “kokën” e tij. Ai u arrestua në një nga bastionet kryesore të “Clan del Golfo”, pranë kufirit me Panamanë.



1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas