Aktualitet

Komandon Reali, Barcelona bie në “El Clasico” (VIDEO)





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:58 - 01/03/20 |
mapo.al
Real Madrid ka triumfuar në “El Clasicon” përballë Barcelonës brenda në “Bernabeu”. Triumf 2-0 dhe ngjitje në vendin e parë për ekipin e Zidane, që iu fal golave të Vinicius dhe Mariano Diaz.


Sfida nisi mirë për Realin, por rastet më të pastra i krijuan blaugranat në pjesën e parë. Fillimisht, Griezmann humbi një rast flagrant shumë pranë portës në minutën e 21-të, ndërsa më pas ishte radha e Arthur, i cili i vetëm përballë Courtois u ndal nga ky i fundit.


Në minutën e 38-të, Messi u neutralizua njësoj si Arthur nga një super Courtois, me pjesën e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura. Fraksioni i dytë nisi me një Real më kërkues, që dominoi që në fillim dhe krijoi disa raste.


Isco shkoi dy herë shumë pranë golit, ku fillimisht u ndal nga një ndërhyrje magjike e Ter Stegen, ndërsa më pas ishte Pique, i cili në vijën fatale largoi topin.


Gjithsesi, goli ishte çështje kohe dhe në minutën e 71-të erdhi momenti i Vinicius Junior. Braziliani shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij, duke çuar “Bernabeun” në këmbë.

Kroos shpiku një asist magjik dhe djaloshi nuk zhgënjeu edhe pse u ndihmua edhe nga devijimi i Pique, i cili këtë herë e nxorri jashtë loje portierin e tij. Pas golit, Barça u mundua të reagonte duke u hedhur e gjitha në sulm, por ishte përsëri Reali që shënoi golin që mbylli gjithçka. Ai që askush s’e priste mposhti Ter Stegen! Mariano Diaz shënoi në minutën e 92-të, duke mbyllur gjithçka 2-0.


Etiketa: ,

Pas