Komandot shqiptare dhe trupat britanike po praktikojnë zbarkim me mjete amfibe në kuadër të stërvitjes në Kepin e Palit.
Për 3 javë, efektivë nga Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Kosova dhe Kroacia do të angazhohen në stërvitjen e përbashkët “AlbanianLion 2018”.
1164 trupa dhe 126 mjete do të jenë të dislokuara në bazat më të rëndësishme të Forcave tona të Armatosura, për të bashkëvepruar me qëllim rritjen e kapaciteteve dhe aftësive për çdo lloj operacioni evakuimi.