Tuesday, May 17, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Kombëtarja gati për Poloninë, Reja: Konsideratë për të gjithë, frikë ndaj askujt

by mapo.al
01/09/2021
in Aktualitet, Kryesore, Sport
0

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edi Reja, doli sot në konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes që Shqipëria do të zhvillojë nesër ndaj Polonisë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Teksa iu përgjigj interesit të medias shqiptare dhe polake, tekniku i Kombëtares shqiptare, Edi Reja u shpreh se ndeshja ndaj Polonisë do të jetë e fortë, por Shqipëria ka elementë mjaft të mirë dhe skuadra është përgatitur.

Ai theksoi se djemtë do të futen në fushë me idenë për të fituar dhe ekipi do të japë 100% në këtë ndeshje, pasi motoja e kësaj skuadre është të respektojë çdo kundërshtar, por nuk ka frikë askënnd.

Kundërshtari dhe ekipi – Dimë që do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Polonia ka një traditë shumë të mirë, në fushën e saj ka 7 vite që nuk pëson asnjë humbje. Jemi të ndërgjegjshëm që është një ekip që ka vlera.

Gjithsesi ne e dimë që po rritemi si skuadër, kemi bërë paraqitje shumë të mira kohët e fundit, kemi një ekip kompakt. Sigurisht sa i përket pjesës së sulmit, kemi lojtarë që janë në formë shumë të mirë.

Gjithashtu edhe mbrojtja, kemi marrë gjithmonë komplimente për këtë repart, kemi elementë shumë të mirë dhe kemi një repart solid dhe mund të luajmë shumë mirë edhe në kundërsulm siç e kemi treguar në ndeshjet e fundit.

Gjithsesi, është një ndeshje që kërkon një përqëndrim shumë të madh, por nuk duhet të harrojmë mbrojtjen. Presingu nuk fillon në mbrojtje, por në fazën offensive, në mënyrë që t’i hapim probleme Polonisë dhe ta vëmë në vështirësi. Nuk na lejohet asnjë gabim. Duhet të jemi të kujdesshëm që mos t’i krijojmë hapësira dhe t’i godasim në kundërsulm.

Markim special për Levandovskin? “Duhet të jemi të organizuar shumë mirë për të markuar Levandovskin sidomos në zonën e golit, sepse sulmon hapësirat në mënyrë të shkëlqyer. Nuk mjafton një lojtar por duhet të mbrojmë në grup mirë, mbase duke i vendosur një të dytë pranë.

Ne do të evitojmë t’i japim hapësirë këtij lojtari që nuk fal kurrë. Uroj të mos ket rendimentin që ka në klub, sepse e qartë që ekipi Kombëtar është më ndryshe, por është një lojtar shumë i rrezikshëm sepse ka cilësi të jashtëzakonshme.

Objektivi i skuadrës – Sigurisht kur futesh në lojë për të luajtur një ndeshje, nuk futesh me idenë se do të humbasësh, por futesh në fushë me idenë se do të fitosh apo do të marrësh pikë. Gjithsesi, ne duhet të jemi të kujdesshëm që të japim rendiment maksimal në këtë ndeshje, duhet të japim 100% ndaj Polonisë.

Që në momentin që kanë filluar eliminatoret e Botërorit, ne kemi qenë të bindur për të shkuar në çdo ndeshje me qëllimin për të marrë pikë, pavarësisht kundërshtarit. Motoja jonë është respekt për të gjithë, por absolutisht nuk kemi frikë.

Polonia? Me trajnerin Sousa kemi një marrëdhënie të mirë dhe plot konsideratë. Di që në Kampionat Europian nuk bëri mirë por është e vështirë të hysh në një Kombëtare, sepse nuk është si në një klub. Shpresoj që të gjej zgjedhjet e duhura, zgjedhjet e mira t’i bëjë pas ndeshjes me ne, që do të jetë shumë e vështirë për ta.

Ne kemi filluar të bëjmë një punë të mirë në organizim, nuk do të bëjmë një ndeshje mbrojtëse. Sigurisht që nëse do të na sulmojë Polonia gjithë ndeshjet do t’i reagojmë gjithashtu. Kemi cilësi në mbrojtje por kemi aftësi për të bërë keq ndaj kundërshtarit në fazën sulmuese.

Tags: edi rejaPoloniaShqiperia

JU SUGJEROJME

Të gjitha vendet evropiane ku mund të udhëtoni pa vaksinë dhe pa test për COVID
Bota

Të gjitha vendet evropiane ku mund të udhëtoni pa vaksinë dhe pa test për COVID

17/05/2022
Berisha: Rama do që t’iu shpëtojë aferave duke u bërë President
Aktualitet

Fati i vulës së PD-së në Apel, gjykata thirrje politikës (Berishës): Mos intimido

17/05/2022
Vendi i zhytur në krizë, kryeministri: Kemi rezerva benzine vetëm për një ditë
Bota

Vendi i zhytur në krizë, kryeministri: Kemi rezerva benzine vetëm për një ditë

17/05/2022
Paralajmërimi i Lorenc Vangjelit: Disa personave që dalin në ekran do t’u vihen prangat
Aktualitet

Paralajmërimi i Lorenc Vangjelit: Disa personave që dalin në ekran do t’u vihen prangat

17/05/2022
Next Post
Papa Françesku: Kush ju tha se do të jepja dorëheqjen?

Papa Françesku: Kush ju tha se do të jepja dorëheqjen?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Dhunoi nënën dhe i vodhi paratë, arrestohet 21 vjeçari dhe fqinji
  • Të gjitha vendet evropiane ku mund të udhëtoni pa vaksinë dhe pa test për COVID
  • Fati i vulës së PD-së në Apel, gjykata thirrje politikës (Berishës): Mos intimido
  • Moderatori: I laj flokët vetëm një herë në dy muaj
  • Vendi i zhytur në krizë, kryeministri: Kemi rezerva benzine vetëm për një ditë



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Vera Përleka
Mob:+355 (0) 69 20 56 100
Email: [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In