Kryesore

Kombëtarja, Panuçi publikon listën për dy ndeshjet, ja emri surprizë…







               Publikuar në : 13:52 - 07/11/18 |
mapo.al

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Christian Panucci ka publikuar listën e të grumbulluarve për ndeshjet që skuadra jonë do të luajë me Skocinë, për Ligën e Kombeve, si miqësoren me Uellsin.


Risia në listën e përpiluar nga tekniku italian i kuqezinjve është grumbullimi për herë të parë i mbrojtësit të Hajdukut të Splitit, Ardian Ismajli, si dhe të mesfushorit Loret Sadiku.

Po kështu është rikthyer në kombëtare edhe mbrojtësi i Metz, Ivan Balliu. Për sa i përket pjesës tjetër të skuadrës, nuk ka ndryshime.

Kombëtarja shqiptare do të luajë sfidën për Ligën e Kombeve me Skocinë, më 17 nëntor në orën 20:45 në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ndërsa miqësoren me Uellsin do ta luajë më 20 nëntor në “Elbasan Arena”. (TCH)

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas