Më 15 dhe 18 nëntor, Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë dy ndeshjet e fundit të grupeve të Ligës së Kombeve, të cilat do të përcaktojnë edhe pozicionin e kuqezinjve në renditje.
Por, trajneri Reja ka marrë një lajm aspak të mirë, pasi mesfushori Keidi Bare, me shumë mundësi, do të mungojë në këtë grumbullim të kombëtares, e cila para se të luajë me Kazakistanin dhe Bjellorusinë, do të zhvillojë edhe një ndeshje miqësore me Kosovën më 11 nëntor.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, të cilat shkruajnë se mesfushori ishte lënduar që në ndeshjet e fundit me Shqipërinë, ndërsa gjendja ishte rënduar pasi ishte aktivizuar për rreth 25 minuta në ndeshjen ndaj Espanyol dhe Ponferadinës.
Reja ka edhe disa futbollistë të tjerë të dëmtuar.