Kombëtarja Shqiptare dhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, janë nderuar nga Këshilli bashkiak i qytetit të Vlorës me titullin “Qytetar Nderi”, pas reagimit të tyre në ngjarjet e ndodhura në stadiumin e Beogradit gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. 27 këshilltarët e pranishëm në mbledhjen e posaçme kanë votuar pro vendimit të bashkisë Vlorë.
Ndërkohë që kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana është nderuar nga Bashkia e qytetit verior të Bajram Currit me titullin “Qytetar Nderi”. Titulli për Canën është akorduar për kontributin e tij të çmuar në mbrojte të vlerave kombëtare shqiptare.