Kombëtaren e Shqipërisë në futboll e presin tre ndeshje radhazi në muajin nëntor.
Ndeshja e parë është ajo vëllazërore ndaj Përfaqësueses së Kosovës, e cila zhvillohet me datën 11 nëntor.
Takimi i dytë i Kombëtares, e drejtuar nga Edi Reja, është kundër Kazakhistanit, që zhvillohet më 15 nëntor.
Ndërsa takimi i fundit, që e zhvillon Shqipëria, është me Bjellorusinë, më 18 nëntor.
Dy takimet në fjalë kundër Kazakistanit dhe Bjellorusisë Shqipëria i luan në kuadër të Ligës së Kombeve.