Kombëtarja U-19 vijon të humbasë.
Kuqezinjtë e Nevil Dedës kanë pësuar disfatën e tretë në grupin 4 të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.
Edhe pse e panë veten në avantazh të dyfishtë, pas golave të Cuni e Ndrecka, kuqezinjtë u përmbysën 4-2 nga Islanda.
Ishullorët ishin një “vullkan” në pjesën e dytë, duke gjetur rrjetën me anë të Barkarson, Thorvaldsson, Gudjohsen dhe Gunnarsson. Pas këtij triumfi, Islanda kualifikohet në raundin tjetër së bashku me Belgjikën.