Para disa ditësh u raportua se avioni i presidentit serb, Tomislav Nikoliç pësoi një defekt, por kreu i shtetit shpëtoi pa asnjë problem.
Tani një hetim ka zbuluar se avioni nisi të humbiste lartësi me shpejtësi kur piloti i dytë tentoi që të fshinte kafen e derdhur.
Nikoliç dhe të tjerë pasagjerë përfunduan duke u përplasur në kabinën e avionit Falcon 50, përpara se kapiteni të rimerrte kontrollin e mjetit fluturues, raporton BBC.
Kafeja u derdh në panelin e kontrollit dhe piloti i dytë gabimisht shkëputi autopilotin duke u përpjekur të fshijë kafenë.
Avioni më vonë u kthye në Beograd.
Presidenti Nikoliç ishte nisur për në Romë më 17 prill për një takim me Papa Françeskun.
Piloti i dytë, Bojan Zoriç është pezulluar.
Avioni nisi të humbiste lartësi me shpejtësi dhe një nga tre motorët e avionit u fik për shkak të rënies së beftë, por u ristartua më vonë.