fbpx

ShowBizz

Komediani filmoi skena intime pa leje, modelja i kërkon 60 mln $





               Publikuar në : 15:50 - 17/09/19 |
mapo.al

Një modele kërkon si dëmshpërblim 60 milionë dollarë nga komediani Kevin Hart, për regjistrimin e fshehtë të një videoje seksuale 3 minutëshe që u bë publike në vitin 2017. Montia Sabbag akuzon gjithashtu mikun e tij Jonathan Jackson.


“Hart bashkëpunoi me Jackson për të regjistruar qëllimisht Montian e zhveshur duke kryer marrëdhënie seksuale në dhomën private të Hart në hotelin Cosmopolitan (Las Vegas), pa lejen e saj”-thuhet në denoncimin e 28-vjeçares, sipas mediave të huaja.



E teksa ende nuk ka një reagim nga ana e komedianit, risjellim në vëmendje se Jackson është arrestuar në vitin 2017 dhe po vuan dënimin nën akuzën e zhvatjes.



Etiketa:

Pas