Siç edhe pritej, përgjigja e mazhorancës për kërkesën e Opozitës, që në Këshill, në procesin e ndryshimeve që do të bëhen në reformën zgjedhore, të merret ekspertiza e OSBE për pikat ku nuk ka dakordësi, ka qënë negative.
Përfaqësuesi i qeverisë ka thënë jo.
Paradoksi është se kryesusesi aktual i OSBE-së, Edi Rama, refuzon që organizata të cilën e drejton për momentin, të bëhet pjesë e bisedimeve.
Dhe këtë e bën, në kohën kur ka shfaqur vullnet maksimal përtë dialoguar edhe me Lukashenkon për krizën në Bjellorusi.
Ndërsa për mosmarrëveshjen në Shqipëri, nuk ka të njëjtën qasje.
Eshtë e kuptueshme, përse Edi Rama refuzon OSBE-në për krizën ku është përgjegjës, dhe bën liderin ndërkombëtar me OSBE-në, kur vjen puna për Bjellorusinë.
Dihet mirë se institucioni më presitigjioz në botë për zgjedhjet, nuk do të ishte në favor të ndryshimeve të njëashme të rregullave të lojës pak muaj para zgjedhjeve, aq më tepër kur ato edhe janë dekretuar.
Dhe OSBE zor se do të pranonte ndërhyrjen e qeverisë në proces, për të ndaluar koalicionet, për të penalizuar pra opozitën dhe për të favorizuar veten.
Me këtë, edhe një herë rilindja dhe shefi i saj thjesht kanë dëshmuar se janë gati t’i hypin çdo paradoksi e çdo mungese llogjike, e të përdorin çdo instrument, të kapërdijnë çdo turp, vetëm e vetëm për të ruajtur pushtetin, karriget dhe privilegjet.
Edhe pse zgjedhjet janë kushti kryesor i hapjes së negociatave, Rama nuk ka asnjë reflektim dhe po e thellon kursin e përplasjes dhe tensionit politik.
Ai mbahet përgjegjës për krizën e thëllë ku ndodhet vendi, dhe për prishjen e zgjedhjeve, një barrë mjaft e madhe kjo për një kryeministër e politikan, e sërish është gati të shtojë edhe më tepër nga kjo peshë e barrë e rëndë, pasi e vetmja gjë që mendon, i vetmi interes që ka, është pushteti personal.