Rozana Radi është përballur sot me një ndjekëse të zhgënjyer. Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një postim, përmes të cilit tregon se fqinjën e saj e ka lënë i dashuri dhe se çdo ditë dëgjon me volum tepër të lartë muzikë të trishtë, që trishton një pallat të tërë.
“Kam një komshie ngjitur me derën time që është ndarë nga i dashuri dhe çdo ditë dëgjoj me zë shumë të lartë muzikën më të trishtë në botë! Aq shumë na ka mërzit me këto këngë të dhimbshme sa ka fillu me i mungu të gjithë komshinjve i dashuri i kësaj”-ka shkruar Rozana, e cila pak çaste më vonë është përballur me komentin e ndjekëses.
“Po më zhgënjen Rozana. Ta lexoja nga një close mind (mendjengushtë), hajde de. Nga ju, zhgënjim. Ishalla mësohemi ndonjëherë ne shqiptarët të shohim punët tona”-i ka shkruar ajo. Mirëpo, Rozana duket se ka marrë lehtë këtë koment. “Është humor e dashur! Pak me limonadë statuset në verë”-i është kthyer Rozi.