Kryesore

Komentuesit masakrojnë Veliajn, Bushati bën copë Maznikun





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 23:22 - 18/05/20 |
mapo.al

Me daljen e Veliajt në ‘Opinion’ sonte, dhe mbrojtjen që i ka bërë projektit të ri për Teatrin, apo apologjinë për sjelljen e policisë, qindra komente kanë vërshuar në faqen në FB të emisionit.


Qindra qendrime revolte dhe fyese ndaj Veliajt, dhe dënime të asaj që ka ndodhur dje në Tiranë. Nuk gjen dot asnjë komentues që ta marrë në mbrojtje.


Nga ana tjetër, në studion e ‘Open’, Andi Bushati, ka vënë në pozita të vështira zëvendësin e Veliajt duke mos u përmbajtur edhe me fjalorin, teksa i ka thënë me përçmim se kush qenkeni ju që vendosni për Teatrin.


Më tej, Bushati e ka akuzuar Maznikun për lidhje me biznesmenin që ka interesa për ndërtimin në zonën e Teatrit, teksa e ka kujtuar atë që ai ka ndarë hotelin me të gjatë një fundjave në Barcelonë.


Bushati shtoi se i gjithë aksioni ishte nje zinxhir i madh paligjshmërie që nga marrja e vendimit e deri tek ndërhyrja në terren, dhe sipas tij, po të kishte drejtësi, dhjetra vetë, me keshilltarë bashkie, IKMT dhe polici, duhet të hynin në burg.

Analisti, teksa u sfidua nga Mazniku që të kandidonte në zgjedhje për të qënë anëtar i Këshillit Bashkiak, iu përgjigj se: me aq leje sa keni dhënë ju, blini zgjedhjet për 30 vite në Tiranë.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas