Aktualitet

Kometa e zezë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:03 - 11/04/21 |
Zef Zefi

Janë tri ngjarje të politikës strategjike rajonale të cilat kanë lidhje me kursin strategjik të Shqipërisë;






1.Deklarata anti-NATO e Presidentit të Malit të Zi Zdravko Krivokapiç-anëtar i NATO-s, duke e quajtur mbrojtjen e Kosovës agresion nazist kundër Serbisë. Nga ana tjetër përgëzimet e Lavrov për guximtarinë e malazezit.


2. Pritja fyese e Presidentes së Komisionit Europian në Turqi nga Presidenti Erdogan. (Mjaft ta krahasosh atë me pritjen perandorake që iu bë Edi Ramës.)







3. Spitalet, termetet, aerodromet elektorale turke, dhe “puçi” sindikal që “shtypet” me turq, për ti dhënë mesazh
elektoratit shqiptar se “Haxhi Qamili” edhe pse vetanak e pa miq, apo me miq që s’mund t’i deklarojë hë për hë…, ka Babin.




Unë jam i bindur se intelektualët patriotë europeistë, klasa politike, organizmat shoqërore e social-kulturore të vendit, përfshirë dhe mediat e parcelizuara keq, dinë ta lexojnë mirë “kometen… e Vitit të mbrapshtë.”



Kur rilindasit në opozitë perngjashmonin NATO-n me NATE-n, kur dhanë lejen e ndertimit të xhamisë më të madhe në rajon për popullin pothuajse më të voglin, kur bënë Turqinë jo demokratike aleat strategjik, kur fshehën Kastriotin nën perçe, nderkohë ngritën permendoren e heronjve të grushtit të shtetit erdoganist në Tiranë, kur me izmin… e Rames, vihet simbolika e flamurit turk në Mirditën e pashkelur nga pushtimi 500 vjeçar, njerëzit janë heshtur.

Lexo edhe :  Shqipëria do të marrë deri në 700 mln euro borxh në tregjet ndërkombëtare

Edhe mediat janë heshtur.

Nuk e dimë pse janë heshtur, dmth intelektualët që aspirojnë demokracinë e vendit, europianizmin dhe prosperimin e Shqipërisë.

Si dhe qysh po u mbyllet goja, si po u mpihet reagimi, po apatizohet e trulloset populli më euroamerikan i rajonit.
Çfarë inxhinieringu kapilar injektohet nga formacioni i vjetër sllavo-turk i 1914-15 sot në kohë moderne në venat e shqiptarve, të pakten jo-analfabetikë.

Kur në sytë e tyre tetë vjet me radhë shpërbëhet shteti, gremisen institucionet nën “hyqymin” e një firauni të droguar.
Varfërohet, kriminalizohet, shpopullohet vendi duke e defaktorizuar në mënyrë të përbinshme, faktorin më paqësor dhe europeist të rajonit.

A ka mbet ndokund ndonjë shqisë intelektuale ta keqyrë “kometën” e mbrapshtisë kur brenda një njëqind vjetëshi i njejti popull asiston, madje partecipon në të njejtin paradoks vetëvrasës: Më 1914-15 nën flamurin turk kërkonin të banin synet euro-

Mbretin e shqiptarve për llogari të ruso-sllavëve, ndërsa fiks mbas 100 vjetësh më 2014, asistohet në drogëfikimin, kriminalizimin dhe gremisjen e gjithë institucioneve të pavarura të Republikës së shqiptarve.

Dhe të dyja ngjarjet e kanë kryefigurën e mbrapështisë dmth liderin; Haxhi Qamilin.

Jemi më 2021.

Më 1920-n mes çrregullisë dhe analfabetizmit, Shqipëria i gjeti bijt e vet për Kongresin e Lushnjës, i riktheu kombit pavarësinë e prishur

Janari 2020 megjithatë, foli me gjuhen e tradhëtisë së Haxhi Qamilit-junior.

Shpresë për 2021-shin.

1


Etiketa: , ,

Pas