Friday, May 20, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Komisari i anti-terrorit që pritet të marrë drejtimin e Policisë së Shtetit

by mapo.al
30/08/2021
in Aktualitet, Kryesore
0

Tashmë ka një konsensus që Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, është drejt largimit. E ka paralajmëruar këtë lëvizje Kryeministri, i cili ka shprehur dy herë kritika për këtë sektor. Herën e fundit, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, pakënaqësitë për Policinë e Shtetit u emëtuan fare hapur nga kreu i qeverisë. Ai tha se Policia është në udhëkryq, në stanjacion, se ka nevojë të modernizohet, dhe se lypset një marsh i ri në mandatin e tretë.

Ardi Veliu, ai që nuk lëvizej prej Ramës sikur bota të përmbysej, po bën gati valixhet. Mesa duket ka marrë edhe koncesionin e fundit, pasi pak kohë më parë, rrethi i tij në Polici, qarkulloi dhe mori postet kyçe kudo, në drejtorinë e Përgjithshme dhe në qarqe.

Po kush do ta zëvendësojë shumë të kontestuarin Veliu?
Burime të mirëinformuara i thanë gazetës Mapo, se pretendenti kryesor dhe më i preferuari është Gledis Nano. Aktualisht, drejtor i Antiterrorizmit. Janë edhe disa rrethana që të bëjnë të mendosh se pikërisht 40-vjeçari me rreth 17 vite përvojë në polici, do të bëhet një prej funksionarëve më të rëndësishëm në vend.

Kohët e fundit, ai është parë shpesh në shoqërinë e kryeministrit, pasi ka marrë pjesë në aksionet për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e ISIS. Aksione që janë konsideruar të suksesshme. Po ashtu, çfarë e bën edhe më të sigurtë promovimin e tij në krye të Policisë së Shtetit, është bashkëpunimi dhe vlerësimi që kanë për të partnerët kryesorë, dhe sidomos Ambasada Amerikane.

Së fundmi, ai është dekoruar nga selia e Uashingtonit në Tiranë, për merita të veçanta dhe për ndihmën që ka dhënë për stafin e sigurisë së ambasadës. Një dekorim që u shoqërua me një ceremoni dhe që u publikua në faqen e Ambasadës së SHBA në Tiranë.

Kush është Gledis Nano
Gledis Nano u emërua në detyrën e Kreut të Drejtorisë së Antiterrorit më 17 shkurtit 2016 pas një pune të gjatë dhe eksperience 17-vjeçare si pjesë e Policisë së Shtetit.

Gjatë gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndësishme.

Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imamëve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin. Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit të diplomatëve iranian nga Shqipëria.

Gledis Nano së bashku me një tjetër oficer të Antiterrit morën pjesë në nxjerrje nga Kampi Al-Hol në Siri të Alvin Berishës. Për vetë postin e rëndësishëm që ai mban në krye të Antiterrorit Shqiptar, Gledis Nano është trajnuar gjatë gjithë karrierës së tij nga agjencitë më prestigjioze ligjzbatuese perëndimore dhe në 2017-n është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së në Quantico Virginia. Për vetë natyrën e punës sensitive që bën me ekipin e tij, Nano ka mbajtur një profil të ulët mediatik e publik.

Gledis Nano së fundmi është vlerësuar nga ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Ai ka marrë Çmim Vlerësimi për bashkëpunimin  dhe përkushtimin e tij në mbështetje të përpjekjeve të përbashkëta të Ambasadës Amerikane me Policinë e Shtetit Shqiptar për të luftuar terrorizmin global.

*

Ditët e fundit të Ardi Veliut, e lajmëron Rama

Nuk ka dyshim se shumë ministra do të ikin, e të tjerë do të vijnë në shtator. Disa portofolmbajtës madje kanë qënë që në krye sezonalë, për të përmbushur llogari e kalkulime interesash brenda rilindjes.

Prej kohësh flitet në ambjentet politike dhe mediatike se vetëm Manastirliu, Balluku dhe Çuçi do të vijonin të ishin në qeveri. Kryeministri sot pak a shumë ka prekur sektorët ku do të ketë ndryshime. Në të shumtën e rasteve në gjuhë të drunjtë.

Po ajo që ishte e qartë dhe e padyshimtë në fjalën e tij, qe pjesa për Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. I cili, e ka prerë mesa duket biletën. Rama u shpreh se Policia e Shtetit është në udhëkryq dhe në stanjacion. Ai shtoi se duhet shumë punë dhe një marsh i ri për ta modernizuar.

Ky qendrim e përjashton automatikisht Ardi Veliun. Mesazhi ishte për të, jo për Ministrin Çuçi. Me gjasë do të ketë komunikime të vështira derisa Rama bëri këtë kritikë të fortë në publik. Ndoshta Veliu nuk po ndjek shembullin e Braçes që të shkarkohet me dorëheqje.

Pavarësisht, pas deklaratave të sotme të Ramës, duket se këto janë ditët e fundit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të cilin kryeministri e mbrojti në mënyrë fanatike dhe ortodokse më shumë se një herë, kur e kishte bërë hak largimin.

Madje ai tha se Veliu ishte i paprekshëm edhe sikur 500 mijë vetë të dilnin të protestonin në shesh. Por kjo ishte para zgjedhjeve. Pasi komisari i kreu shërbimet ndaj partisë për votën e 25 prillit, me përkushtim e devotshmëri, tanimë ai nuk është më aq i dobishëm.

Veliu do të mbahet mend si një prej drejtuesve më partiakë të policisë, i cili shkoi deri aty sa shpesh u vetofrua me deklarata e qendrime të papranushme kundër opozitës e në favor të rilindjes.

Pa përmendur këtu gazin lotsjellës që hodhi në bashkëpunim me Lleshin në shumë protesta që u mbajtën kundër qeverisë në vitin 2019./Mapo.al/

Tags: Ardi VeliudekorimiDrejtor i Policise se ShtetitGledis NanoNga Mapo.al

JU SUGJEROJME

Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë
Bota

Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë

20/05/2022
Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë
Aktualitet

Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë

20/05/2022
Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur
Bota

Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur

20/05/2022
Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore
Aktualitet

Operacioni i SPAK u dekonspirua? Reagon Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

20/05/2022
Next Post
Shërbimit Përmbarimor “ASTREA”: Njoftim për shitje me ankand të parë

Thirrje e Asamblesë së Përgjithshme të Aksionerëve të Tekstili Berat Sh..A.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     

Më Të Lexuarat

  • Agron Llakaj vë në siklet Donald Veshaj
  • Rreziku i riinfektimet me Omicron rritet me 18 herë
  • Kreu i NATO-s bisedon me Ramën për Ukrainën, Finlandën dhe Suedinë
  • Pastrohen rrënojat në Teatrin e Dramës Mariupol, qindra trupa e civilë të vdekur
  • “Grabita 8 kg flori dhe 30 ora”, Nuredin Dumani rrëfen si e nisi “profesionin”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In