Aktualitet

Komisioneri i BE, i prerë: Gjykata Kushtetuese, gati para Konferencës Ndërqeveritare







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:04 - 24/09/20 |
mapo.al

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi në Ballkanin Perëndimor, Oliver Varhelyi, u bën thirrje të gjitha palëve politike në Shqipëri të mbështesin procesin për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.


Varhelyi shprehet se Gjykata Kushtetuese duhet të ngrihet brenda Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE.


Ai gjithashtu mirëpret hapjen e procedurave për dy vakancat në këtë gjykatë.



“Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat për në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që të gjitha autoritetet ta mbështesin këtë proces pa vonesë. Kjo është një kërkesë kryesore e Këshillit Europian.


Të ketë përfundime para Konferencës së Parë Ndërqeveritare. BE vazhdon të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj të pranimit”, shkruan komisioneri Varhelyi në Twitter.


 


Etiketa: , , ,

Pas