Në një postim në Twitter Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi njofton se ka zhvilluar një takim sot me kryenegociatorin e Shqipërisë për në BE Zef Mazi, me të cilin siç komisioneri thotë, ka diskutuar për hapat e ardhshëm të Shqipërisë për hapjen e negociatave.
Komisioneri Varhelyi shkuan në Twitter se në qendër të takimit ka qenë dhe rëndësia e realizimit të reformave.
“U takova me negociatorin e sapoemëruar të Shqipërisë për integrimin europian Zef Mazi këtë mëngjes për të diskutuar përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave. Gjithashtu theksuam rëndësinë e përparimit të reformave”, shkruan në twitter Varhelyi.