Aktualitet

Komisioneri Varhelyi: Negociatat për Shqipërinë, nuk ishin të lehta







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:53 - 18/09/20 |
mapo.al

Komisioneri i BE për zgjerimin, Oliver Varhelyi shprehet optimist se integrimi në union i vendeve të Ballkanit Perëndimor do të realizohet shumë shpejt, ndonëse vëren se rruga e Shqipërisë ka qenë e ndërlikuar në këtë drejtim.


Në një intervistë për median gjermane “Frankfurt Allgemeine”, Varhelyi i vlerëson megjithatë përpjekjet që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.


“Nuk ishte e lehtë të fillonim negociatat e pranimit me Shqipërinë, por ne e bëmë atë. Shtetet kandidate po përpiqen për anëtarësim të plotë në BE, kjo është pikërisht ajo që po ofrojmë edhe ne. Për ata që kërkojnë më pak se kaq, unë u përgjigjem: Atëherë mos prisni që rajoni të përputhet me kushtet tona. Dhe mos prisni që rajoni të jetë një fqinj i sigurt dhe i qëndrueshëm për ne”, tha Varhelyi.



Sipas komisionerit europian, ndikimi i Kinës, Rusisë dhe Turqisë nuk është një kërcënim në rajon për aq kohë sa vendet e kanë të qartë rrugën e integrimit drejt BE dhe shprehin vullnet pozitiv në realizimin e reformave.




Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas