Aktualitet

Komisionet online, Bardhi: Vendim i papranueshëm, fshehin aktet korruptive














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:41 - 23/09/21 |
mapo.al

Partia Demokratike kundërshton mbledhjen e komisioneve online. Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD e konsideron të papranueshëm këtë vendim të shumicës parlamentare.






Gjatë një deklarate për mediat në mbyllje të seancës së Kuvendit, Bardhi u shpreh se PS kërkon t’i mbyllë zërin opozitës, ndërsa akuzoi për mungesë të plotë transparence.


“Ka si qëllim t’i fshihet syve të opinionit publik, mbi aktet korruptive të qeverisë për ta trajtuar parlamentin si noter të këtyre akteve. Opozitës po tentohet t’i mbyllet goja. Nuk besoj se ky është një parlament që mund të funksionojë”, tha Bardhi. “Grupet parlamentare të opozitës do të marrin vendimin deri nesër”, vijoi ai.










Deklarata



Gazment Bardhi: Në emër të tre grupeve parlamentare të opozitës dua të informoj opinionin publik mbi një akt të paprecedentë të pakicës që ka uzurpuar parlamentin në Konferencën e Kryetarëve për t’i mbyllur gojën opozitës. Në përputhje me rregulloren e Kuvendit, vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe të masave të jashtëzakonshme mund të zhvillohen mbledhje online të komisioneve.

Mbledhjet e Komisioneve Parlamentare janë shumë herë më të rëndësishme sesa seancat plenare, nëse Parlamenti funksionon në një shtet demokratik.

Gjatë gjithë këtyre 8 viteve ne kemi parë një Parlament që është noter i akteve korruptive të qeverisë.

Prandaj dhe vendimmarrja për t’i mbyllur gojën opozitës, për t’iu fshehur opinionit publik, mes seancave qesharake online të komisioneve ka synimin e vetëm për t’i ikur përgjegjësisë mbi debatin, diskutimin mbi të gjitha aktet korruptive që qeveria sjell në Parlament.

Pa diskutim që kjo është e papranueshme për opozitën.

Ju keni raportuar sot, ne jemi mbledhur 140 deputetë në sallën e seancave plenare.

Para dy ditësh në sallë njësoj si ato të komisioneve parlamentare është mbledhur Këshilli i Ministrave, qeveria është mbledhur fizikisht në mbledhje.

Atëherë pse do të duhet që komisionet parlamentare të mos mblidhen sipas kushteve të përcaktuara nga Kuvendi i Shqipërisë, fizikisht dhe jo në mbledhje online?

Për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja. Unë kam konsultuar të tre kryetarët e grupeve parlamentare të opozitës.

Gjatë ditës së sotme ose gjatë ditës së nesërme ne do të zhvillojmë një mbledhje të përbashkët të tre grupeve parlamentare.

Vendimi është i papranueshëm, është mungesë e plotë transparence dhe ka si qëllim t’i fshihet syve të opinionit publik, e përsëris, mbi akte korruptive të qeverisë për ta trajtuar ashtu siç kanë bërë këto 8 vite parlamentin si noter të këtyre akteve korruptive.

Pyetje: Z.Bardhi do të bashkëpunoni me maxhorancën sa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe reformës territoriale? Dje ka patur një ftesë nga z.Gjiknuri për opozitën. 

Lexo edhe :  Berisha iu kërkoi dorëheqjen, Bardhi dhe 4 nënkryetarët e PD: Nuk intimidohemi

Gazment Bardhi: Së pari duhet të fokusohemi tek kjo ngjarje e rëndë që ka ndodhur sot në Konferencën e Kryetareve. Opozitës po tentohet t’i mbyllet goja në shkelje të rregullores dhe Kushtetutës e në këtë prizëm unë nuk besoj se ky është një parlament që funksionon. Secili prej nesh mund të kryejë reforma që i shërbejnë qytetarëve dhe interesit të qytetarëve.

Në një parlament ku në shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit synohet t’i iket syve të publikut, t’i shmangesh transparencës dhe t’i mbyllësh gojën opozitës, pa diskutim që nuk mund të flitet për bashkëpunim, qoftë ky edhe institucional.

Pyetje: Z.Bardhi në dijeninë tuaj sa është numri i deputetëve që nuk janë vaksinuar?

Gazment Bardhi: Unë nuk kam dijeni për këtë. Konferenca e Kryetarëve ka marrë një vendim për t’i udhëzuar deputetët që të vaksinohen.

***

Taulant Balla
Nga ana e tij kreu i grupit parlamentar të PS-se Taulant Balla thotë se është rënë dakord dhe me kreun e grupit PD që mbledhjet të jenë edhe në mënyrë tradicionale edhe online, dhe rast pas rasti mund të shqyrtohen në Konferencën e Kryetarëve.

“Mbledhjet e komisioneve do vazhdojnë edhe në mënyrë tradicionale edhe online. Kemi rënë dakord dhe në mbledhjen e konferencës së kryetarëve. Nuk ka asnjë lloj përpjekjeje për të vrarë parlamentarizmin, e mos i dhënë hapësirë opozitës”, u shpreh Balla.

Ai rekomandoi edhe një protokoll që asnjë deputet të mos hyjë në Kuvend pa u vaksinuar.

1


Etiketa: , , ,

Pas