Komisioni Europian i kërkon Parlamentit të mos vendosë në rrezik marrëveshjen e 5 qershorit me ndryshime të tjera ligjore.
Komisioni Europian e mbajti këtë qendrim përmes zëdhënëses Ana Pisonero, e cila theksoi rëndësinë e votimit pa ndryshime të Marrëveshjes së 5 Qershorit.
Deklarata e plotë e zëdhënëses së Komisionit Europian:
“Është thelbësore që Marrëveshja e 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore në Shqipëri të ruhet e pandryshuar, nisur nga nevoja për përmbushjen e rekomadimeve të OSBE/ODIHR, një kusht i vendosur nga Këshilli në Mars, përpara Konferencës së parë Ndërqeveritare. Asnjë ndryshim tjetër ligjor nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim kryesor.”
It is crucial that the 5 June agreement on electoral reform in #Albania is preserved, given the necessity to fulfill OSCE/ODHIR recommendations, a condition set by the Council last March prior to first IGC.Any additional legislative changes should not jeopardize this primary goal
— AnaPisonero (@APisoneroECSpox) July 16, 2020
Qendrimi i Komisionit Europian shkon në të njëjtën linjë me atë të Gjermanisë, e cila deklaroi se miratimi i ndryshimeve të njëanshme kushtetuese do të detyrojë Bashkimin Europian të mos hapë bisedimet për anëtarësimin në BE.