Aktualitet

Komisioni Europian: Të hapen kufijtë për të ndihmuar turizimin





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:04 - 13/05/20 |
mapo.al

Komisioni Europian kërkon hapjen e kufijëve për ti ndihmuar industrinë e turizmit dhe ekonomitë e vendeve, që janë goditur nga koronavirusi. Bashkimi Evropian i ka mbyllur kufijtë në muajin mars, përfshirë edhe zonën e lëvizjes së lirë, Schengen.


“Mesazh i yni është se ne do të kemi sezon turistik këtë verë, qoftë me kufizime apo me masa të sigurisë”, tha komisionari për Ekonomi i BE-së, Paolo Gentiloni. Duke folur në një intervistë për gjashtë gazeta evropiane, Gentiloni tha se industria e turizmit në Evropë përballet me një humbje prej 40% të aktivitetit të saj.


Shtetet veç e veç kanë nisur të rihapin kufijtë. Austria dhe Gjermania janë dy vendet e fundit të BE-së që janë pajtuar për heqjen e kufizimeve në udhëtim.


Nga e premtja, në vendkalimet e tyre kufitare do të ketë kontrolle, ndërsa nga 15 qershori do të rinisë lëvizja e lirë.


“Duam t’ua lehtësojmë jetën e përditshme qytetarëve tanë dhe të ndërmarrim një hap tjetër drejt normalizimit”, tha kancelari austriak, Sebastian Kurz.


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas