Aktualitet

Komisioni Evropian kërkon lehtësimin e kufizimeve për udhëtimet





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:46 - 10/05/20 |
mapo.al

Gjatë javës së ardhshme Komisioni Evropian pritet të publikojë një strategji të re për turizmin dhe fluturimet, kjo si përpjekje për të lehtësuar dëmin ekonomik që COVID-19 i ka shkaktuar këtyre sektorëve.


Sipas ekzekutivit të Bashkimit Evropian, vendet anëtare duhet të shpëtojnë sezonin turistik të verës, që normalisht gjeneron 150 miliardë euro fitime gjatë periudhës qershor-gusht.


Kufijtë e jashtëm të Europës do të mbeten të mbyllur deri në mesin e muajit qershor për fluturime që nuk konsiderohen të nevojshme apo urgjente, si masë parandaluese në përhapjen e virusit.


Megjithatë, Komisioni pritet të kërkojë lehtësimin e kufizimeve në ato vende ku situata tashmë është përmirësuar.


Strategjia e re përfshin heqjen graduale të kontrolleve të brendshme kufitare, si dhe dhënien e kuponëve për të gjitha fluturimet e anuluara gjatë shpërthimit të pandemisë.

Në kuadër të masave lehtësuese nga përmirësimi i situatës së COVID-19, edhe Shqipëria ka vendosur të shtojë fluturimet e riatdhesimit, duke filluar nga data 18 maj.


Etiketa: , ,

Pas