Aktualitet

Komisioni Hetimor – Murrizi: Dick Marty të vijë në seancë për të sqaruar raportin e tij








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:41 - 15/12/20 |
mapo.al

Deputetët e opozitës parlamentare kërkojnë që të ftohet në një seancë dëgjimore Dick Marty për të hedhur dritë sipas tyre për të gjitha çështjet e ngritura në raportin e tij.



Kjo kërkesë u pa me skepticizëm nga ana e kryetarit të Komisionit të Posaçëm, Ulsi Manja, me argumentin se nuk ky Komision nuk ka juridiksion jashtë Shqipërisë.


“Dick Marty të jetë në një situatë dëgjimore. Ku e ka gjetur shtëpinë e verdhë, ku i gjeti ato që ka shkruajtur në libra, në raport. Hoze Pablo, jo ai në filma, të vijë dhe të marrë përkthyes atë që ka pasur në atë kohë që sot është dhe në funksion”, tha Murrizi.




“Është jashtë juridiksionit dhe kompetencës tonë për të pasur në seanca dëgjimore shtetas të huaj”, u shpreh Ulsi Manja.



Gjithashtu pakica në këtë Komision kërkon që pjesë e seanca dëgjimore të jenë edhe funksionarët e shtetit shqiptar përgjatë viteve 1998, 1999 dhe 2000.


“Nga ish-kryeministri Majko, ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ish-ministri i Brendshëm, shefi i Shtabit të Ushtrisë që ka qenë në atë kohë”, vijoi Murrizi.

Por mazhoranca mendon se pasi të marrin informacionin dhe dokumentacionin e nevojshëm nga Ministritë e Brendshme, të Jashtme, të Drejtësisë, SHISH dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Gjithashtu deputetët e lanë të hapur mundësinë edhe t’u drejtohen institucioneve homologe jashtë vendit për të gjitha hetimet dhe procedurat e kryera gjatë 2012 në vendin tonë mbi raportin e Dick Marty.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas