Aktualitet

Komisioni i Jashtëm i PE miraton rezolutën: Kusht, dënimi për blerjen e votës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:24 - 04/03/21 |
mapo.al

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian (AFET) miratoi sot, e enjte, 4 mars, raportin për progresin e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian duke u fokusuar në përmbushjen e 15 kushteve për çeljen e negociatave.





Raporti fillestar i raporteres Santos (S&D) iu nënshtrua amendimeve nga bashkëraporteri Lega( PPE) e kolegë të tjerë.


Sot u miratuan amendimet e mëpostëme të propozuara nga Grupi PPE:




“Ngre shqetësimin për akuzat e blerjes së votës dhe thekson se ndjekja penale për këtë çështje është ndër kushtet e vendosura nga Këshilli në 25 Mars 2020”


“Mirëpret rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, i cili zbatoi disa nga rekomandimet e OSBE / ODIHR, por vë në dukje dështimin për t’u mbështetur më tej në të dhe faktin se pavarësisht thirrjeve të përsëritura ndërkombëtare për të pritur opinionin e Komisionit të Venecias, hapat e mëtejshëm u morën pa një konsensus të gjerë ndërpartiak që rezulton në miratimin e ndryshimeve të diskutueshme të Kodit Zgjedhor në Tetor 2020 nga Parlamenti Shqiptar;”


“Nënvizon problemet në lidhje me pastrimin e parave, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe të pasurive të patundshme;”

“Inkurajon zbatimin e plotë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias të 19 Qershorit 2020 për të paketen anti shpifje;
Shpreh në mënyrë të përsëritur shqetësimin rreth masave të propozuara fillimisht nën të ashtuquajturën ‘paketë anti-shpifje’ dhe vëren se çdo rishikim i ligjeve të medias dhe Kodit Penal duhet të bëhet në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar se zërat dhe mendimet e shoqërisë civile, medias dhe gazetarëve të dëgjohen me qëllim të përmirësimit të lirisë së medias dhe mjedisit të punës së gazetarëve të pavarur”

Versioni origjinal

Expresses concern with the allegations of vote-buying and reminds that its prosecution is among conditions set by the Council on 25 March 2020 (AM 96);

Welcomes the positive outcome of the 5 June 2020 agreement, which implements some of the OSCE/ODIHR recommendations (AM 91), notes the failure to build upon it and the fact that despite of repeated international appeals to await for the opinion of the
Venice Commission (AM 84/85), further steps have been taken without a wide cross- party consensus (AM 91), resulting in the adoption of the disputed amendments to the Electoral Code in October 2020 (AM 84/85) by the Albanian Parliament;

underlines the extensive money laundering problems, notably in the construction and real estate sector; (AM 125)

encourages the full implementation of the Venice Commission’s recommendations of 19 June 2020 on all future proposals (AM 199, 201); Expresses reiterates its concerns about the initially proposed measures under the so-called ‘anti-defamation package’ (AM 197) and notes that any revision of the media and communication laws and the Criminal Code should take place in a transparent and inclusive manner, making sure that the voices and opinions of the civil society, media and journalists are heard, (AM 198, 202) with the aim of improving media freedom and the work environment of independent journalists (AM 198, 202),

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas