Komisioni i Posaçëm zhvilloi këtë pasdite takimin me dyer të mbyllura, për zgjedhjen e kandidaturave për kryekomisioner dhe anëtar të KQZ-së së re.
Partia Socialiste propozoi për kryekomisioner tre emra, Bledar Skënderin, Ilirjan Celibashin dhe Ilir Rusmalin.
Por përfaqësuesi i posaçëm i opozitës, Oerd Bylykbashi e skualifikoi Ilir Rusmalin, i cili ka qenë më herët ministër i Partisë Demokratike. Kështu, në Kuvend do të votohet për kryekomisioner ish-kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi dhe Ardian Myslimaj.
Partia Demokratike përmes Oerd Bylykbashit propozoi për zv/komisioner Lealba Pelingun, drejtuese e Departamentit të Antikorrupsionit në PD, Agron Haxhimalin nga Shoqata e Bashkise dhe Hysen Osmanajn, ish-komisioner i KQZ.
Për Këshillin Rregullator propozohen nga PS (Dritan Çaka, Odeta Berberi, Ilirjana Nano), kurse PD propozon Helga Vukaj dhe LSI propozon Muharrem Cakajn.
Për KAS propozohen nga PS (Ervin Lako, Koli Bele, Ilir Rusmajli), ndersa Ledio Braho dhe Elvis Cefa nga PD.
KQZ-ja e re do të ketë 12 anëtarë. Trupa e saj do të votohet në Kuvend në seancë plenare.
Emrat e rinj të KQZ do të votohen të hënën në parlament.
Lista me kandidatët
Kryekomisoner
1. Ilirian Celibashi
2. Ardian Myslimaj
U skalifikua Ilir Rusmali
Nënkomisioner
1. Lealba Pelingu
2. Agron Haxhimali
U skualifikua Hysen Osmanaj
Rregullator
1. Dritan Caka PS
2. Odeta Berberi PS
3. Ilirjana Nano PS
4. Helga Vukaj PD
5. Muharrem Caka LSI
KAS
1. Ervin Lako PS
2. Koli Bele PS
3. Ilir Rusmali PS
4. Ledio Braho PD
5. Elvis Cefa
LEXO EDHE: